Shpërndanin kokainë, arrestohet 2 persona pas një hetimi 3-mujor në Sarandë

SARANDË- Denis (Bledar) Beduli dhe Vasil Rraku, janë vënë në pranga nga policia, pasi shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të Sarandës.

Pas një hetimi 3-mujor, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se Beduli 41 vjeç dhe Rraku 42 vjeç posedonin lëndë narkotike kokainë dhe e shpërndanin ato.

Një sasi kokaine, dy automjete dhe dy aparate celulare janë sekuestruar nga policia.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, në lagjen nr.4, Sarandë,  shërbimet e Policisë i kanë gjetur  një sasi kokaine.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarande, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë