Shpërndante drogë në ambiente me muzikë, dënohet me 5 vite e 4 muaj burg ish-efektivi i 'Shqiponjave' në Sarandë

Shpërndante drogë në ambiente me muzikë, dënohet me 5 vite e 4 muaj burg ish-efektivi i 'Shqiponjave' në Sarandë

Lavdosh Metaj

Lavdosh Metaj, 39-vjeçari, ish-efektiv i forcave “Shqiponja” të Sarandës është dënuar me 5.4 vjet burg nga Gjykata e Sarandës për veprën penale të "Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Vendimi është dhënë pak ditë më parë nga gjyqtarja Suela Xhani, e cila ka dhënë vendim për dënimin e tij me 8 vjet heqje lire, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar i është ulur 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 5.4 vite burg.

Metaj u arrestua më 12 qershor të një viti më parë nga Policia e Sarandës, pas një survejimi disa mujor  për veprën penale trafikim i lëndëve narkotike. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, bën me dije se gjatë hetimit disa mujor ka rezultuar që efektivi shpërndante drogë në ambiente të populluara argëtimi me muzikë.

Gjatë kontrollit, 39-vjeçarit iu gjetur me vete 11 doza kokainë, ndërsa në shtëpi iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 165 grame lëndë e dyshuar si narkotike. Këtë veprimtari të kundraligjshme, sipas SHÇBA efektivi e kryente gjatë kohës së shërbimit dhe jashtë saj.  Në rrjetin social të efektivit shfaqej se bënte një jetë luksoze mes brandeve të veshjeve dhe jetës së luksit.

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi