Tiranë- U shiti drogë dy të rinjve, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari në kryeqytet, teksa nën hetim janë edhe blerësit e mallit.
Operacioni është zhvilluar nga Komisariati nr. 1 në Tiranë dhe u konfirmua sot (24 Shtator), i koduar "Trisha" dhe që kishte objektiv goditjen e rrjetit të shpërndarësve.
Sekuestrohen doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje, kurse ndërhyrja u bë në rrugën "Petro Nini Luarasi".
“Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi H. H., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "prodhimi dhe shitja e narkotikëve", njoftoi policia.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë e Tiranës për procedim në gjendje të lirë edhe për të dyshuarit E. M., 24 vjeç, dhe A. Sh., 20 vjeç, të dy banues në kryeqytet.
“Gjatë kontrollit fizik u janë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe që ia kanë blerë shtetasit H. H.”, sqaroi policia detajet e aksionit.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik, edhe 26-vjeçarit iu gjetën sasi droge kanabis, gati për shitje, por pa e saktësuar peshën e saj.
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
21.2%
-
Opozitës
75.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 406
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ U vetëdorëzuan në polici, shtyhet seanca gjyqësore për motrat Berishaj! Blogerja: Kërkoj drejtësi të plotë (VIDEO)
17 Tetor, 13:50
-
Aksidentoi për vdekje 47-vjeçarin në Fushë Krujë-Tapizë dhe u arratis, pranga shoferit të dyshuar! (EMRI)
17 Tetor, 09:28
-
4 ditë nga Maratona e Tiranës, Veliaj: Më shumë së 4500 garues të regjistruar, nga 50 vende të botës
17 Tetor, 09:23
-
Tiranë/ Dogji makinat e parkuara të babë e bir në Kamëz, arrestohet 26-vjeçari i dyshuar (EMRI)
17 Tetor, 08:52
-
Me botokos kontrabandë, në kërkim doktori i VIP-ave, Skerdi Faria! Si u godit veprimtaria e paligjshme e 30 qendrave estetike, policët u infiltruan si klientë
17 Tetor, 07:10
-
Veliaj takon ish- kryebashkiakun e New York: Mezi pres projektet tona të reja për të rinjtë, klimën dhe inovacionin
16 Tetor, 21:30
-
Tiranë/ Dhunuan blogeren Klea Prenga, vetëdorëzohen në Polici motrat Antonela dhe Mariela Berishaj
16 Tetor, 19:41
-
Si po transformohet 'Qyteti Studenti' në Tiranë
16 Tetor, 14:49
-
Hera e parë në Shqipëri, organizohet Kampionati Botëror për të rritur në mundje! Vijnë 2300 sportistë dhe trajnerë
16 Tetor, 14:44
-
Tiranë/ Plagosja e 25-vjeçarit te servisi në Vorë pas përleshjes mes dy grupeve, arrestohet për moskallëzim krimi 39-vjeçari, 3 autorët në kërkim
16 Tetor, 14:37
-
Tiranë/ Ngacmonte seksualisht 2 vajza, arrestohet 55 vjeçari
16 Tetor, 14:19
-
SPAK e akuzon Leonard Hiden për ‘shpërdorim detyre’ kur ishte shef Krimesh, KQZ do lejojë kryebashkiakun e Libohovës të mbajë mandatin (DOKUMENTI)
16 Tetor, 14:13