Prokuroria e Fierit çon për gjykim Ilirjan Muçën për pornografi me të mitur. 26-vjecari u arrestua 6 muaj më parë në qytetin e Lushnjes dhe tashmë është zyrtarisht nën akuzë për veprën penale “Pornografia” dhe rrezikon dënim me burgim nga 3 deri në 10 vjet.

Nga hetimet rezultoi se në platforma të ndryshme të rrjeteve sociale përfshirë Mobile Streaming, TikTok dhe Pinterest, ai kishte shpërndarë 111 foto dhe video me përmbajtje abuzive seksuale me të mitur.

Sipas Prokurorisë, nga ekspertiza tekniko-kompjuterike e dy telefonave celularë të sekuestruar u zbuluan një numër i konsiderueshëm materialesh të tjera të ngjashme. Materialet dyshohet se paraqesin fëmijë të moshës së prezumuar 10–12 vjeç. Hetimi ka zbuluar se këto materiale ishin siguruar nga burime të ndryshme dhe ishin ruajtur në memorien e telefonit përmes aplikacione “chat”, navigimit në internet, si dhe pamjeve të fiksuara drejtpërdrejt nga ekrani i celularit.

Në total, ne dy telefonat e tij janë gjetur 30 video dhe 125 imazhe me përmbajtje pornografike me të mitur, të cilat sipas hetimit, kryesisht ishin shkarkuar nga aplikacioni Telegram. Kjo do te thotë se i pandehuri nuk I ka xhiruar vete videot por i sa siguruar përmes internetit. Çështja tashmë i ka kaluar gjykatës së Fierit.