Një 27-vjeçar me origjinë greke është arrestuar në flagrancë nga policia në Vlorë pasi në banesë iu gjet një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza.

Autori me inicialet D. M., banues në Gjermani dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në lokalet e natës, në qytetin e Vlorës, informoi sot policia.

Arrestimi u krye në kuadër të megaoperacionit të koduar “Tempulli 3”.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Vlorës për hetime të mëtejshme.