Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës për shpërndarjen e lëndëve narkotike 'kanabis'. Në pranga ka rënë i riu, Ronaldo Pepaj ndërsa është vënë nën hetim babai i tij, T.P, 55 vjeç.
Pas informacionit se i riu shpërndante lëndë narkotike të ndarë në doza në qytetin e Shkodrës, policia ka zhvilluar kontroll në banesën e këtij të fundit ku është gjetur edhe një armë gjahu, mjet prerës thikë dhe sasi farash të kanabisit.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për "Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve", "Prodhimin, mbajtjen, blerjen apo shitjen pa leje të armëve të ftohta" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë e sportive".