DURRËS- Një 23-vjeçar me iniciale  H.K., ka rënë në prangat e policisë  pasi iu gjet një sasi kanabis të cilën ai e shpërndante dhe e shiste.

Po ashtu, gjatë kontrollit të banesës të të riut në lagjen nr.13,  policia i gjeti dhe një sasi tjetër kanabisi.

23-vjeçari akuzohet për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.