ZVICËR- Një i ri shqiptar, 19 vjeç është arrestuar në komunën e Mendrisiotto, pasi është i dyshuar si i përfshirë në një trafik të rëndësishëm kokaine në zonë.
Lajmi mbi arrestimin e tij është bërë i ditur nga autoritetet vendore, raportojnë mediat e huaj.
Mësohet se arrestimi i të riut ishte si rezultat i një hetim i kryer në bashkëpunim mes shërbimet antidrogë të forcave të policisë bashkiake të Mendrisio, Chiasso dhe Lugano.Nga hetimet disa mujore u zbulua se i riu ua shiste drogën klientëve vendas.
Gjatë kontrollit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan gati 100 gram kokainë dhe disa mijëra franga, të cilat mendohet se i ka përfituar nga aktiviteti kriminal. I riu shqiptar akuzohet për shkelje të rëndë e ligjit federal për drogën.