42-vjeçari Ilir Faci është vënë në prangat e policisë pasi u kap duke shpërndarë kokainë dhe kanabisElbasan.

Policia i ka sekuestruar 1 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, doza kokaine dhe kanabisi, 1 peshore elektronike dhe 2 aparate celulare.  

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 42-vjeçari shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Elbasanit. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aktivitetit të tij kriminal. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.