Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy shpërndarësit e drogave të forta në Tiranë. Xhuljano Kasaj dhe Denis Kanani janë lënë arrest me burg, ndërkohë që kanë mohuar akuzat ndaj tyre.

Xhuljano Kasaj ka qenë Komando në Forcat e Armatosura, ndërkohë që bashkë me shokun e tij, Denis Kananin, shisnin kokainë dhe kanabis në Tiranë.
Atyre iu gjet 590 gr kanabis dhe 80 gr kokainë. “Nuk kemi lidhje me shpërndarjen e drogës dhe me akuzat që janë ngritur nga Prokuroria”, mësohet të kenë thënë dy të akuzuarit para Gjykatës.

Ndërkohë burime të Report TV sqaruan se ishte pikërisht Xhuliano Kasaj, ai i cili i shpëtonte kontrolleve të Policisë, duke nxjerrë dokumentin e ushtarakut. Dy të rinjtë kokainën e shisnin në lokalet e natës në ish-bllok.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com