Shpërndarja e ushqimeve në fshatrat e Tiranës, Veliaj: Në pranverë nisim ndërtimin e shtëpive që u prekën nga tërmeti

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vijoi edhe sot me shpërndarjen e paketave ushqimore në Baldushk, Balshaban dhe Mumajes, në familjet e Avni dhe Genc Allmuçës, Qemal Ballës dhe Mersin Shabanit, të prekur edhe nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas zyrws sw shtypit, ai  i siguroi ata se për çdo nevojë strukturat shtetërore do të jenë aty.

“Kjo është një situatë shumë e vështirë, por është mobilizuar i gjithë shteti. Edhe me ushqimet, edhe me gjërat e tjera. Kështu që, duhet qëndruar brenda. Pastaj, po të keni nevoja të tjera kur të mbarojnë këto ushqime, bjerini telefonit. Tani vetë jam duke shkuar katund më katund, sepse atje në qytet është me kollaj sepse janë të gjithë të mbledhur bashkë. U kam thënë administratorëve të kryeqytetit, aty s'ju jap dorë sepse e keni kollaj, në 100 metra rreze e keni gjithë lagjen. Më mirë po jap një dorë fshatrave që ka edhe pak më shumë distancë”, tha Veliaj.

 Sa tw mbarojw epidemia, puna do të vijojë menjëherë me rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

Kreu i Bashkisë u shpreh se të parët që do të përfitojnë janë ato familje që aktualisht jetojnë në çadër.

Do fillojmë të parët me ata që janë në çadër dhe në kontenierë. Pastaj, kush është me qira, pret, sepse brenda është, me shtëpi të rregullt. Jemi duke parë gjithë dosjet dhe t'i japim prioritet kush është më nevojtar. Pra, kush është në çadër, kush është në kontenier sepse vetëm kështu e zgjidhim”, tha Veliaj.

Krahas familjeve që janë të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, grupet e punës të ngritura nga Bashkia e Tirancës vijojnë çdo ditë me shpërndarjen pranë banesave të pakove ushqimore për njerëzit në nevojë, pensionistët dhe për ata që janë në listat e ndihmës ekonomike.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë