‘Shpërndarje e pabarabartë dhe e padrejtë’, OKB-ja: Krijimi i një plani global vaksinimi anti-COVID është urgjencë! 130 shtete ende pas asnjë dozë

‘Shpërndarje e pabarabartë dhe e padrejtë’, OKB-ja: Krijimi i një plani global vaksinimi anti-COVID është urgjencë! 130 shtete ende pas asnjë dozë

Foto ilustruese e një qytetari duke u vaksinuar

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres kritikoi ashpër shpërndarjen e pabarabartë dhe të padrejtë të vaksinave anti-COVID.

Ai shtoi se vetëm 10 vende në botë kanë administruar 75% të të gjitha vaksinave dhe se duhet një përpjekje globale për menaxhimin e dozave e tyre.

Guterres gjatë fjalimit me Këshillin e Sigurimit të OKB-së tha se 130 vende nuk kanë marrë asnjë dozë të vetme të vaksinës dhe se në këtë moment delikatë dhe të vështirë për sa I përket pandemisë, barazia në shpërndarjen e dozave të vaksinës është testi më i madh moral.

Ai bëri thirrje për një plan urgjent Global të vaksinimit me në fokus bashkëpunimin e shkencëtarëve, prodhuesve dhe financuesve me qëllim shpërndarjen e drejtë të tyre në botë.

Numri i infektimeve aktualisht ka shkuar 110,526,493, ndërkohë ai i viktimave është 2,442,986 që nga fillimi i pandemisë në të gjithë botën.

Në shumicën e vendeve të pasura në botë vaksinimi anti-COVID ka nisur, megjithatë vështirësitë në prodhim nga firmat farmaceutike është bërë shkak për vonesën e shpërndarjes së tyre.

Ndërkohë COVAX, programi i krijuar enkas nga OBSH-ja për furnizimin e vendeve të varfra me vaksina anti-COVID ende nuk ka filluar me shpërndarje pavarësisht premtimeve.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Burri i Kamala Harris: Nesër dua t’i them zemër je presidentja e Shteteve të Bashkuara

Burri i Kamala Harris: Nesër dua t’i them zemër je presidentja e Shteteve të Bashkuara