Shpërthejnë protestat në Libi, pas kontakteve të ministres me Izraelin

Shpërthejnë protestat në Libi, pas kontakteve të ministres me Izraelin

Qeveria e Libisë njoftoi të dielën se e ka pezulluar ministren e Punëve të Jashtme, Najla al-Mangoush, për shkak se homologu i saj izraelit tha se kishte mbajtur takim me të javën e kaluar në Romë.

Libia nuk e njeh Izraelin, pasi Tripoli e përkrah kauzën palestineze, dhe ky takim ka nxitur protesta të mëdha.

Najla al-Mangoush është “pezulluar përkohësisht” dhe do të jetë subjekt i një “hetimi administrativ” nga një komision i udhëhequr nga ministri i Drejtësisë, tha më 27 gusht kryeministri i Libisë, Abdulhamid Dbeibah.

Ministria e Jashtme e Libisë e përshkroi atë si “një takim i rastësishëm dhe jozyrtar”, por lajmet rreth këtij takimi kanë nxitur tashmë protesta nëpër rrugët e qyteteve të Libisë.

Gjithçka nisi të dielën kur Ministria e Jashtme e Izraelit tha se ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve ishin takuar në Romë javën paraprake.

Ajo tha se ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen, dhe Mangoush, homologia e tij libiane, biseduan gjatë një takimi në Romë, nikoqir i të cilit ishte ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

Izraeli e përshkroi atë si nisma e parë e tillë diplomatike mes dy vendeve.

“Bisedova me ministren e Jashtme për mundësitë e mëdha që këto dy vende i kanë nga lidhjet e tyre”, tha Cohen në një komunikatë për media.

Por, Ministria e Jashtme e Libisë tha të dielën mbrëma se Mangoush kishte “refuzuar të takohej me çfarëdo pale” që e përfaqëson Izraelin.

“Çfarë ndodhi në Romë ishte takim i rastësishëm dhe jozyrtar, gjatë një takimi me homologun italian, në të cilën nuk pati asnjë bisedë, marrëveshje apo konsultim”, tha Ministria e Jashtme e Libisë.

Ministrja e përsëriti “në mënyrë të qartë qëndrimin e Libisë karshi kauzës palestineze”, sipas saj.

Ministria libiane e akuzoi Izraelin se po përpiqet “ta paraqesë këtë incident” si një “takim apo bisedime”.

Në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Cohen citohet të ketë thënë se ata biseduan për “rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë së hebrenjve të Libisë, e cila përfshin rinovimin e sinagogës dhe varrezave hebraike në Libi”.

akimi mes tyre në Romë nuk është konfirmuar deri tani.

Sikur shumë vende të Afrikës Veriore, edhe Libia ka një histori të pasur hebraike.

Por, gjatë sundimit dekadash të ish-liderit Muamar Gadafi, i cili ishte mbështetës i fuqishëm i kauzës palestineze, mijëra hebrenj u dëbuan nga Libia dhe shumë sinagoge u shkatërruan.

Gadafi u rrëzua nga pushteti dhe u vra gjatë një trazire të përkrahur nga NATO-ja më 2011, e cila e zhyti vendin në një rrëmujë dhe mungesë ligji për më shumë se një dekadë. /REL/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë