Itali/ Meloni nën hetim për shpërdorim detyre, akuzohet se riatdhesoi komandatin libian që kërkohej nga Gjykata e Hagës

ITALI - Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, është nën hetim për favorizim dhe shpërdorim detyre lidhur me rikthimin e komandantit libian Ossama al-Masri në vendin e tij, ndërkohë që Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër-arrest ndaj tij. Po ashtu, nën hetim janë edhe nënsekretari i Brendshëm Alfredo Mantovano dhe ministrat e Drejtësisë, Carlo Nordio, dhe të Brendshëm, Matteo Piantedosi.

Kryeministrja Meloni e ka bërë të ditur këtë informacion përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, ku ka deklaruar se prokurori i Republikës, Francesco Lovoi, i njëjti që u mor me procesin e dështuar ndaj Matteo Salvinit për akuzën e arrestimit të paligjshëm, i ka dërguar njoftimin që ajo ndodhej nën hetim lidhur me akuzat e favorizimit dhe shpërdorimit të detyrës për ngjarjen që ka të bëjë me rikthimin e Almasrit në Libi.

Sipas Melonit, ky njoftim i ka shkuar gjithashtu ministrit Carlo Nordio, Matteo Piantedosi dhe Alfredo Mantovano. Hetimet nsën pas një denoncimi të bërë nga avokati Luigi Li Gotti, ish-politikan i majtë dhe mbështetës i personazheve të njohur si Buscetta dhe Brusca.

Në videon e saj, kryeministrja theksoi se ajo nuk është e shantazhueshme dhe se nuk do të friksohet. Sipas saj, kjo mund të jetë një sulm nga ata që nuk duan që Italia të ndryshojë dhe të bëhet më e mirë. Ajo shprehu se është e gatshme të vazhdojë rrugën e saj për të mbrojtur sigurinë e shtetit dhe interesat e italianëve.

Meloni dha edhe një version të ngjarjes

Ajo tha se Gjykata Ndërkombëtare Penale, pas disa "muajsh reflektimi", ka nxjerrë një urdhër arresti për shefin e policisë gjyqësore të Tripolit, pikërisht në momentin kur ky person po përgatitej të hynte në territorin italian, pas 12 ditësh qëndrimi në shtete të tjera evropiane.

Ajo gjithashtu theksoi se kërkesa për arrestimin nga Prokuroria e Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk ishte dërguar në Ministrinë italiane të Drejtësisë, dhe si pasojë, Gjykata e Apelit në Romë vendosi të mos e konfirmonte urdhrin për arrestim.

Në vend që ta linin të lirë këtë person në territorin italian, qeveria vendosi ta dëbonte dhe ta rikthente menjëherë për arsye sigurie me një fluturim të posaçëm, ashtu siç ndodh dhe në raste të tjera të ngjashme.

Ky vendim dhe veprim nga ana e qeverisë ka nxitur një reagim të fortë nga aleatët e saj politikë. Zv/kryeministri Matteo Salvini reagoi menjëherë duke thënë "Turp, turp, turp", dhe duke krahasuar këtë rast me akuzat që ai kishte pasur në Palermo, ku po të njëjtin prokuror e akuzoi për veprime të paligjshme. Salvini kërkoi gjithashtu një reformë të menjëhershme të sistemit të drejtësisë.

Ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, gjithashtu shprehu mbështetje për Melonin dhe kolegët e saj, duke theksuar se do të qëndronte në anën e tyre dhe duke kritikuar këto veprime që ai i cilësoi si një hakmarrje ndaj reformës së drejtësisë që po zhvillohet në Itali.

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 29/01/2025 08:10

    Mir mor beri qe e deboi nje terrorist Pse ore doni ju qe ajo ti vej zjarrin vendit te vete me terrorista Apo doni si bene rama jon qe pranon cdo rrac terroristi qe vjen

    Përgjigju
  • YYYP: 28/01/2025 19:05

    Kush te akuzon ty , te rrofte cumllakun !

    Përgjigju
  • AltinTop: 28/01/2025 18:52

    Marsh me vete dhe kete Ramazonin tone…se keni kohen te jepni dhogari para drejtesise..

    Përgjigju
  • Adi: 28/01/2025 18:13

    Meloni, rama, thaqi, Erdogani, ...., janë rrugeçër....! Duhet burg....!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë