Një banesë u dogj në lagjen Perash të Shkodrës si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit. Incidenti u shënua në mesditën e sotme në rrugicën e koplikeve. Si pasojë e shpërthimit ka dëme të shumta materiale në banesën që ndodhet në katin e tretë të pallatit. Zjarrfikesit kanë arritur të neutralizojnë flakët e zjarrit dhe fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.
Dyshohet se shkak i shpërthimit është bërë rrjedhja dhe mangësitë teknike të bombulës se gazit.