PEQIN - Tre pjesëtarë të një familje në Peqin kanë mbetur të plagosur rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit që kishin në banesën e tyre në fshatin Shezë. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve. 

Mësohet se bombola ka shpërthyer në momentin që po montohej nga vetë familjarët.

Të lënduar kanë mbetur 72-vjeçari me inicialet O.Çepa, një grua 71 vjeç S.Çepa dhe 49-vjeçarja K.Çepa.  Gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, shpërthimi i bombolës së gazit ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së familjarëve gjatë montimit. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)