Shpërthen bombola e gazit në Kuçovë, shembet banesa, ndërron jetë 84-vjeçarja! Ja pamjet si ka përfunduar shtëpia (VIDEO)

KUÇOVË- Një 84-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi në banesën e saj shpërtheu një bombol gazi. Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, aq sa për pasojë është shembur një pjesë e banesës. Report Tv sjell edhe pamjet nga banesa, ku shihet se sa i madh është dëmi. Për shkak të shembjes ka qenë e pamundur nxjerrja e 84-vjeçares Alie Kosova nga rrënojat e për pasojë humbi jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në lagjen "11 Janari". Alie Kosova, 84-vjeç, dhe Mustafa Kosova, 86 vjeç, jetonin të vetëm në këtë banesë. Bashkëshorti i saj është arritur që të nxirret në kohë nga forcat zjarrfikëse dhe është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar. Për shkak të shembjes së madhe në banesë, nuk është bërë dot nxjerrja e 84-vjeçares e cila kishte mbetur nën rrënoja. Ajo është gjetur në shtrat, pasi ka qenë e paralizuar dhe nuk ka lëvizur dot.

Kanë qenë fëmijët e çiftit që kanë lajmëruar zjarrfikësen pas shpërthimit së bombolës, të cilat jetojnë shumë pranë shtëpisë së çiftit të moshuarve. Paraprakisht, dyshohet se shkak i shpërthimit të bombolës është bërë ndezja e një cigareje nga ana e të moshuarit dhe dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi. Në momentin që është ndezur cigarja bombola ka shpërthyer, duke shembur një pjesë të banesës e për pasojë humbi jetën 84-vjeçarja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:07
Shpërthimi i bombolës së gazit në Kuçovë, 86-vjeçari niset drejt spitalit të Traumës

1683440509_kuov.jpg

86-vjeçari, Mustafa Kosova është nisur drejt spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar për shkak të plagëve të shumta që ka marrë pas shpërthimit të bombolës së gazit në banesën e tij në Kuçovë. Si pasojë e shpërthimit, humbi jetën gruaja e tij, Alie Kosova, 84-vjeç.

Ora 08:20
Bombola e gazit ‘hedh në erë’ shtëpinë, Report Tv sjell pamjet, ja si ka përfunduar banesa në Kuçovë

 

Report Tv sjell pamjet nga banesa në Kuçovë e cila u shemb pas shpërthimit të bombolës së gazit. Siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv, banesa ka pësuar dëme të shëmtua dhe një pjesë shumë e madhe e saj është shembur.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/05/2023 00:57

    NY ka vendosur te ndaloje perdorimin e sobave me gaz e te ngjashme me kerkese te ambientalisteve.Le te shpresojme qe nje dite dhe Shqiperia do t'i ndaloje bombolat me gaz dhe te zgjedhe alternativa me te mira!

    Përgjigju
  • koli: 07/05/2023 17:29

    mos gatuanui me bombola gazi o te cmendur,akoma nuk keni zene mend...popull idiot...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Aerodromi i Gjirokastrës kthehet në qendër të turizmit sportiv

Aerodromi i Gjirokastrës kthehet në qendër të turizmit sportiv