Një 62-vjeçar është plagosur ditën e sotme, pasi i ka shpërthyer bombola e gazit duke e montuar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Margëlliç të Patosit
“Rreth orës 12:00, në fshatin Margëlliç, Patos, shtetasi F. M., 62 vjeç, duke montuar bombulën e gazit në banesën e tij, bombula ka shpërthyer dhe për pasojë ka marë dëmtime trupore 62-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.