Shkëlqim Goxhaj, drejtor i shërbimit zjarrfikës tha se shpërthimi ndodhi te zyra e karburantit ‘Eida’. Në një prononcim për mediat Goxhaj tha pati edhe rrjedhje gazi dhe për këtë arsye në objekt shpërtheu edhe një zjarr që vu në kontroll nga shërbimet zjarrfikëse.

“Në orët e para të mëngjesit kemi pasur shpërthim të gazit këtu te karburanti te ‘Brrlyli.  Është lajmëruar shërbimi zjarrfikës në sallën operative dhe janë aktivizuar dy stacionet që janë më afër. Në pak minuta kanë arritur në vendngjarje dhe është konstatuar se pika e karburantit dhe ambientet e zyrave ishin shembur për shkak të shpërthimit, si dhe kishte flakë.

Flakët u shkaktuan nga rrjedhja e gazit. Zjarrfikësit mbyllën rubinetin dhe ndaluan rrjedhjen e tij në pak minuta. Shpërthimi ka ndodhur në zyrat e pikës së karburanti. Përfaqësuesit e bizneseve na thonë që një automjet mund ketë goditur zyrat e karburantit, por mbetet për t'u parë, do shihen kamerat e sigurisë. Do ta hetojmë nëse ka qenë defekt teknik i karburantit”, tha Shkëlqim Goxhaj.


Lajmi kryesor:

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine në pikën e karburanti ‘Eida’ mes 2 pallateve te Brryli, plagosen 3 punëtorë! Shemben edhe zyrat (VIDEO)