Shpërthen Duka: PD inekzistente
në Durrës, vetëm fitoja mandatin

Shpërthen Duka: PD inekzistente<br />në Durrës, vetëm fitoja mandatin
Kryetari i Partisë Agrare Ambianteliste, Agron Duka, ka shpërthyer në akuza ndaj Partisë Demokratike, pas humbjes së mandatit në Qarkun e Durrësit. 

Duka renditej i pesti në listën shumëemërore të PD, ndërsa nuk arriti të ruante mandatin, pasi e djathta mori vetëm 4 deputetë në këtë qark. 

Gjatë një deklarate për mediat, Duka tha se strukturat e PD në Durrës janë inekzistente, ndërsa shtoi se nëse do kandidonte i vetëm, do kishte fituar. 

"Këta ministrat teknikë ne besuam qenka më keq. U përdorën të fortët, paratë, pati dhunim të votuesve si dhe u përdorën paratë.
 
Angazhim mizerabël i strukturave të PD, thuajse inekzistente në Durrës.
 
Ne u munduam të organizonim diçka por fakti që nuk ia arritëm u refuzuam dhe ndodhi kjo.
 
Marrëveshja ime me Bashën për vendet në listat e PD si në Tiranë, Durrës e Fier ishte i gabuar dhe gabimi është i imi. 

Pata një komunikim me Bashën i cili më tha në telefon se a mund ta marrim mandatin e pestë. I thashë që nuk ka asnjë shans.

Edhe për të më vjen keq. Përgjegjësia është e të gjithve”
 
Po të kishim dalë vetëm, padyshim që do kishim fituar”
, u shpreh Duka.  
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ