'Shpërthen' Ened Mato kundër të rinjve të bllokut: Vijnë nëpër aksione sa për të bërë selfie

I zemëruar me rininë apatike shqiptare është treguar sot Ened Mato, drejtori i Ecovolis i cili ishte ftuar në studion e “Rreze Dielli” në Report TV për të folur mbi aksionet për pastrimin e bregdetit të Shqipërisë.

I pyetur se si ja dalin të angazhojnë të rinjtë për vullnetarizëm në aksionet e pastrimit, Mato tha se problemi më i madh i aktivizmit në Shqipëri është pikërisht rinia apatike që mendon vetëm për të bërë selfie e jo për të bërë diçka që realisht mund të ketë ndikim tek mjedisi apo natyra që na rrethon.

“Në problemin më të madh e kemi me studentët e Juridikut që hedhin qeset e byrekut dhe shishet e dhallës. I shohim përditë se kemi zyrat aty përballë. Por kemi hequr dorë duke i lutur njerëzit që të vijnë e të angazhohen. Le ta ngrysin jetën në kafe por se kuptojnë që mallkimi më i madh është të jetosh në kafe apo nëpër skedina që janë të mbushura 24 orë. Kush do le të vijë e të bashkohet, kush nuk do le të rrijë. Por jemi zhgënjyer nga njerëz që vijnë nëpër aksione pastrami sa për të bërë selfi. E pamë në Lurë kur morrëm 400 vetë dhe u hoqëm të gjitha shpenzimet, dhe bënin vetëm fotografi e jo të mbillnin një pemë. Problemi më i madh i aktivizmit në Shqipëri është pikërisht rinia apatike”-tha Mato.

Ecovolis bashkë me organizatën e Shkodrës Eko Mendje prej kohësh kanë nisur një aksion në disa prej zonave më problematike dhe më të ndotura të vendit ndërsa është drejt përfundimit operacioni 6 mujor i lançuar nga qeveria “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”.

Mirsad Basha, drejtues i organizatës Eko Mendje i cili shpjegoi në emisionin “Rreze Dielli” se angazhimi i të rinjve në Shkodër duket se është pak më i lehtë për shkak se bëhet fjalë për një komunitet më të vogël. Madje sipas tij, të rinjtë janë ndërgjegjësuar dhe nuk hedhin mbeturina vetëm nga turpi se mund ti shohin aktivistët e Eko Mendje.

“Askujt nuk i kushton gjë me u shkëput nga kafja për 1 orë e gjysmë. Por ne përpiqemi që ti bëjmë aksionet sa më argëtuese dhe rinia kënaqet kur eksploron vende të ndryshme që nuk i kanë parë. Po përpiqemi shumë ta krijojmë këtë frymë. Por edhe ata që nuk kanë mundësi me ardh, janë sensibilizuar dhe thonë: “Nuk po e hedh këtë mbeturinën se na sheh Eko-ja”-tregoi Mirsad Basha.

Rreth 1 mijë të rinj të organizuar nga Eko Mendje dhe Eko Volis u angazhuan për orë të tëra të shtunën e 6 majit për të pastruar mbi 10 ton mbeturina në 3 kilometra bregdet në Grykëderdhjen e Bunës. Një super aksion në një zonë tepër të vështirë në Velipojë që arriti të pastrojë një plazh të mbuluar nga mbetjet e akumuluara prej vitesh dhe të hedhura nga dora e papergjegjshme e njeriut. Aksionit të kësaj të shtune në grykderdhjen e Bunës iu bashkuan edhe Ministri i Mjedisit Blendi Klosi Zv.kryeministren Senida Mesi, ministrin Ditmir Bushati e deputetë të qarkut Shkodër.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bim: 10/05/2018 17:00

    hahahahhahah rinija shqiptare, gjynah me stermunduar vedin me ta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej