PATOS- Një pus nafte është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme rreth orës 22.30. Kjo ngjarje është regjistruar në zonën e Dukasit në Patos.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se pusi i naftës i përket kompanisë 'Albpetrol'. Menjëherë pas marrjes së njoftimit Forcat e Zjarrfikëses së Patos ka mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Deri më tani nuk janë raportuar dëme vetëm në zonën përreth, pasi pusi i naftës ndodhej në zonë të banuar.
Komento