TIRANE- Një shpëthim granate i ka marrë jetën një fëmijeve 6-vjeçar, ndërkohë që ka plagosur rëndë binjakun, vëllain dhe motrën e tij. Ngjarja e rëndë është rregjistruar në mesditë, kur katër fëmijët e familjes Tema kanë qënë duke luajtur afër shtëpisë së tyre në fshatin Vrion të Fushë-Krujës. Teksa ecnin buzë një kanali, fëmijët kanë gejtur një granatë të hedhur në mbeturina.
E kanë marrë dhe janë afruar afër oborrit të shtëpisë së tyre, ku më pas kanë shkuar sërisht buzë kanalit rreth 200 metra larg shtëpisë, ku kanë filluar të luajnë së bashku me granatën dhe sende të tjera të gjetura në mbeturina. Teksa po dëfreheshin në këtë moment në zonë është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm. Mësohet se granata në momentin e shpërthimit ka qënë në duart e vogëlushit Sabian Tema, i cili ka pësuar shumë dëmtime në trup, ndërkohë është plagosur rëndë binjaku i tij Fredi Tema.
Të plagosur kanë mbetur dhe vëllai tjetër Xhuli Tema 9-vjeç dhe motra Bronilda Tema 8 vjeç. Tre të plagosurit janë transportuar me shpejtësi në spitalin ushtarar në Tiranë, ku pas ndërhyrjes kirurgjika të mjekëve është arritur të përmirësohet gjëndja shëndetësore e tyre. Ndërsa 6-vjeçari Sabian Tema ka mbëritur në gjëndje kome në Tiranë, ku pas ekzaminimit nga mjekët është konstatuar se ai kishte ndëruar jetë gjatë rrugës.
Raportimi për bombul
Fillimisht është raportuar për një shpërthim bombule gazi, por pas mbëritjes së uniformave blu në vendgjarje, është konstatuar se kishte shpërthyer një granatë. Pas shpërthimit të fuqishëm dhe përgjakjes së katër fëmijëve, familjarët dhe banorët e zonës kanë nxituar për ti dhënë ndihmën e parë, ku menjëherë janë transportuar në drejtim të spitalit Ushtarak në Tiranë.
Gjatë rrugës ka humbur jetën i mituri Sabian Tema, ndërkohë pas ndërhyrjes së mjekëve gjëndja e tre të plagosurve është përmirësuar ndjeshëm. Xhaxhai i katër fëmijëve ka treguar se pranë fshatit kanë një vend grumbullim plehrash. Aty mendohet se fëmijët kanë gjetur granatën. “Dëgjuam një shpërthim të madh. Menduan se shpërthue ndonjë bobol gazi apo ndonjë gomë makine. Kur shkuam gjetëm fëmijët të plagosur. Pranë fshatit është një vend grumbullim mbeturinash ku çfarë nuk hidhet. Atje duhet ta kenë gjetur granatën” – është shprehur xhaxhai.
Granata në tub
Sipas verifikimeve të policisë së Krujës, katër fëmijët që i përkasin familjes së Flamur Temës,kanë gjetur granatën në një tub hekuri që ndodhet në mbeturinat pranë fshatit. Paisja luftarake është marrë nga fëmijët dhe se teksa luanin me njëri-tjetrin në kushte të paqarta, Sabian Tema, ka hequr sigurisën e granatës, duke provokuar kështu shpërthimin e fuqishëm, që i morri jetën dhe plagosi dy vllezërit dhe motrën e tij të mitur.
Shkrimi u publikua sot (09.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com