Shpërthen Irma Libohova: Ky është
personi që nuk më pagoi për koncertin

Shpërthen Irma Libohova: Ky është<br />personi që nuk më pagoi për koncertin
Problemet me pagesat e këngëtarëve pas koncerteve që ata japin, janë të shpeshta, e mesa duket viktimë e këtij mashtrimi ka rënë edhe këngëtarja e mirënjohur Irma Libohova.

Kjo e fundit ka tërhequr vëmendje me një postim të pazakontë publikuar në profilin e saj në Facebook. Irma Libohova ka denoncuar publikisht mashtrimin e bërë nga një person, i cili quhet Ari Kasapi.

Libohova shkruan se pasi ka udhëtuar me mijëra kilometra dhe pasi ka dhënë koncertin, personi në fjalë nuk e ka paguar atë.

Kështu, këngëtarja e mirënjohur është detyruar të publikojë foton e tij në Facebook, teksa bën thirrje që postimi i saj të shpërndahet në mënyrë që askush të mos bjerë viktimë e këtij fenomeni.

Më poshtë postimi i plotë i këngëtares Irma Libohova:

"Miq të dashur! Unë kam vendosur të bëj publik një fenomen që jo rralle i ka ndodhur artistëve. Pasi organizatorët e koncerteve propozojne artistët për festa të ndryshme, lidhen me ca fjalë të cilave duhet tu qendrosh korrekt. Ata njerëz që më njohin dhe kanë pasur punë me mua, mund të dëshmojnë korrektesën time ekstreme. Mirepo jo gjithmone gjerat shkojnë kështu me palën tjetër. Pasi udhetojmë me mijëra km e shkojmë në ditën që duhet, në orën që duhet, në vendin që duhet dhe pasi publiku argëtohet, e ne bashkë me ta, në fund kontraktuesi duhet të shlyejë detyrimet. Me personin që shihni në foto nuk ka ndodhur kështu. Ky është Ari Kasapi, që në Facebook ka emrin "Koncerte ne ishujt greke". Pasi e kam njoftuar me disa mesazhe që të përmbushë detyrimin e mbetur nga puna e kryer, ky zotëri nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. Në 45 vite karrierë jam përpjekur të marr përgjegjësitë e duhura profesionale, shpesh dhe me sakrifica, prandaj dhe sjellje të ketij lloji nuk i duroj e as nuk i toleroj. Ju bëj thirrje miq, artistë, kolegë e ju publiku im, që të shperndani këtë post, në mënyrë që askush në asnjë profesion të mos jetë viktimë e këtij fenomeni. Ju faleminderit!”

Kasapi
(Ari Kasapi)

Redaksia Online 
S.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit