BERAT-Një bombol gazi ka shpërthyer në flakë në një banesë në lagjen "Uznovë" në Berat, shkatërrohet dhe digjet tualeti dhe korridori i banesës,fatmirësisht s'ka familjarë të lënduar.
Një bombol e ndezur gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen "Uznovë" në qytetin e Beratit. Bombola e gazit 3 kilogramëshe ishte vendosur e ndezur në tualetin e shtëpisë,ku jetonte Zeni Bardhyli me bashkëshorten e tij.
Shpërthimi i bombolës dhe më pas flakët e zjarrit kanë trembur familjarët,që kanë dalë me vrap jashtë dhe kanë njoftuar zjarrfikësen.
Zjarri është fikur në kohë por i gjithë tualeti dhe korridori i banesës së çiftit është shkatërruar.
Fatmirësisht bombola ka qenë e përmasave 3 kilogram dhe ka qenë drejt përfundimit dhe kjo ka minimizuar përmasat tragjike që mund të kishte sjellë shpërthimi i saj. Asnjë prej familjarëve nuk janë lënduar pasi ata kanë dalë nga banesa sapo kanë filluar flakët e para të zjarrit.
Sipas efektivëve zjarrfikës, mendohet se bombola ka pasur rrjedhje dhe shpërthimi ka qenë i fortë edhe për shkak të ambientit të mbyllur ku ishte vendosur.