Një anije e Koresë së Jugut ka shpërthyer në flakë në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas Ministrisë së Jashtme Koreane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:40 të mbrëmjes, sipas kohës së Seulit. Sipas autoriteteve të Seulit, dyshimet janë se anija është sulmuar. Fatmirësisht deri tani nuk raportohet për viktima.

"Një shpërthim dhe zjarr ndodhi në bordin e një anijeje të operuar nga një kompani anijesh koreano-jugore që ishte në ndaluar pranë Emirateve të Bashkuara Arabe, brenda Ngushticës së Hormuzit. Aktualisht nuk ka viktima të raportuara", njoftoi Ministria.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump forcon bllokadën në Hormuz: Sulmoni çdo mjet lundrues dhe bazat raketore iraniane! Një anije mallrash e Koresë së Jugut shpërthen në flakë brenda Ngushticës