Shpërthen një sasi gazi në minierën në Bulqizë, 3 minatorë pësojnë djegie! Evakuohen punëtorët

Shpërthen një sasi gazi në minierën në Bulqizë, 3 minatorë pësojnë djegie! Evakuohen punëtorët

Foto ilustruese

BULQIZË- Tre minatorë kanë mbetur të plagosur në teksa po punonin në një minierë në Bulqizë për shkak të rrjedhjes së gazit. Tre minatorët kanë pësuar djegie dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas policisë, të tre shtetasit, F.S; Rr.K., dhe A.Ç., ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në minierën AlbChrome, ku gjatë punës në nivelin 17 të pusit, dyshohet se ka shpërthyer një sasi gazi.

Policia njofton se është bërë menjëherë evakuimi i të gjithë punëtorëve nga fronti i punës dhe rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll. Situata aktualisht është normalizuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tajvani thotë se Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Tajvani thotë se Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj