SHKODËR- Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në lokalin e Fran Kolbuçajt 65-vjeç në Shkodër. Ngjarja është raportuar rreth orës 05:50 në lagjen Fermentimi. Dy autorët e kanë vendosur lëndën plasëse rreth orës 01:37. 

Pak para se të hapte biznesin e tij, Kolbuçaj konstatoi xhamin e thyer të derës së këtij biznesi.

Nga shpërthimi fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa polica dyshon se është vendosur një sasi e vogël tritoli i llojit amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:32
VIDEOLAJM/ Shpërthimi në një lokal në Shkodër, momenti kur dy autorët vendosin lëndën plasëse

 

Report Tv ka siguruar videon nga momenti ku dy autorët kanë vendosur lëndën plasëse në lokalin e 65-vjeçarit Fran Kolbuçajt në Shkodër.

Dy autorët e kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse pak pas mesnate rreth orës 01:30.