Shpërthen racizmi në Shkup
"Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur"

Shpërthen racizmi në Shkup<br />
Përsëriten sulmet rraciste kundra shqiptarëve në Maqedoni. Ngjarja ka ndodhur në stadiumin "Filipi 2" në Shkup gjatë pjesës së parë të ndeshjes midis Vardarit dhe Shkupit

Pas shënimit të golit të avantazhit për skuadrën e Shkupit nga Ardian Nuhiu në minutën e 22, tifozët e Vardarit të quajtur “Komitë" kanë nisur thirrjet e njohura antishqiptare “Shqiptari i mirë , shqiptari i vdekur” , të cilat kanë shoqëruar gjithë ndeshjen.

Ndërsa delegati i ndeshjes, i cili sipas rregullores duhet të urdhëronte boshatisjen e tribunës ku ndodheshin huliganët e Vardarit nuk mori asnjë masë për parandalimin e koreve rraciste.

Mësohet se pas ndeshjes ka pasur përplasje në sheshin kryesor të Shkupit, “Maqedonia” ku huliganët e vardarit sulmuan tifozët shqiptarw. Komitët pas provokimit me fjalë fyese u janë vërsulur shqiptarëve dhe kanë rrahur 12 prej tyre. Nga raportimet mësohet se 10 prej të lënduarve janë femra , të cilat janë transportuar menjëherë në spitalin e shkupit së bashku me të plagosurit e tjerë. 

Ndërkohë Lëvizja për Reforma PDSH ka reaguar ashpër pas kësaj ngjarjeje duke kërkuar nxjerrjen e agresorëve përpara ligjit. Ata gjithashtu kanë akazuar delegatin e ndeshjes për mungesë përgjegjësie dhe shkelje të rregullores.

Redaksia Onlajm
(a.h/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore