Vullkani i malit Lewotobi Laki-laki në Indonezinë lindore shpërtheu ditën e sotme duke shkaktuar re tymi në nivelin deri në 11 kilometra të lartë, tha agjencia e vullkanologjisë së vendit.

Kjo e fundit gjithashtu ngriti alarmin për rrjedhje të mundshme të llavës nëse bie shi i rrëmbyeshëm.

Indonezia ndodhet në "Unazën e Zjarrit të Paqësorit", një zonë me aktivitet të lartë sizmik në majë të disa pllakave tektonike