Shpërthim gazi në një restorant në Kinë! 31 të vdekur dhe 7 të plagosur

Shpërthim gazi në një restorant në Kinë! 31 të vdekur dhe 7 të plagosur

Pamje nga vendngjarja

Mbi 31 persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi gazi në një restorant, në qytetin kinez Yinchuan, në rajonin veriperëndimor Ningxia.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se shpërthimi fatal u shënua rreth orës 20:40 dhe u shkaktua nga rrjedhja e gazit brenda një restoranti në një zonë të frekuentuar.

Ndërsa zjarrfikësit në vendngjarje zbuluan se dy punonjës të restorantit kishin ndjerë erë gazi rreth një orë para shpërthimit.

Rreth 31 persona ndërruan jetë, ndërsa  shtatë persona u plagosën, një prej të cilëve është ende në gjendje kritike për jetën. Gjashtë të tjerët po trajtohen në spital për lëndime të lehta, djegie dhe prerje xhami.

Policia ka arrestuar nëntë persona, duke përfshirë menaxherin e restorantit, punonjësit dhe aksionarët, sipas autoriteteve shtetërore.

Fotot e postuara nga media shtetërore tregojnë ndërtesën e dëmtuar, të nxirë nga zjarri, me rrënojat përreth.

Incidenti ndodhi pak përpara se Kina të fillonte festën e saj kombëtare tre-ditore, nga e enjtja deri të shtunën, duke shënuar Festivalin e Varkave të Dragoit.

Vendi është tronditur nga një sërë incidentesh sigurie këtë vit. Një shembje në një minierë qymyri në Mongolinë e Brendshme në shkurt la 53 të vdekur, më pas në prill, zjarri më vdekjeprurës që goditi Pekinin në dy dekada, vrau 29 njerëz në një spital.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen