TIRANE-Shpërthimi i një bombole gazi ka djegur pjesërisht një banesë në qytetin e Shkodrës mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur orës 12:45 në afërsi të shkollës “Oso Kuka” tek rruga e “Tafilicajve”.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar zjarrfikësen, por ndërhyrja e tyre ka qenë mjaft e vështirë pasi rrugica në të cilën ndodhet shtëpia është mjaft e ngushtë. Megjithatë flakët e zjarrit janë neutralizuar, duke mos rrezikuar banesat e tjera dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.
Por si ka ndodhur ngjarja? Report Tv mëson se zonja e shtëpisë sapo kishte mbushur bombolën 5 litërshe të gazit dhe e kishte lënë në garazh. Pak momente më vonë është dëgjuar një shpërthim pikërisht pranë garazhit.
E zonja e shtëpisë ka dalë menjëherë jashtë ndërkohë që komshinjtë njoftuan zjarrfikësen. Brenda garazhit ndodhej edhe një makinë që është djegur.
Ketu ne U.S.A.mbushja e bombolave eshte monopol I vetem nje kompanie,nuk lejohet ta beje cdo njeri dhe bombolat as bosh nuk lejohen Brenda ambjenteve te mbyllura,jo me plot qe jo e jo.Kjo zonja eshte me fat qe e kishte ne garazh.Shteti duhet te nderhyje e te vere rregulla shume te forta per bombolat e gazit.Nuk e di ne ka filluar,por mire do ishte qe ndertimet e reja te kene nje system ngrohjeje sic e ka bota,jo vetem per te evituar aksidente te tilla,por dhe per t'i dhene fund masakres se pyjeve tona per dru zjarri!
PërgjigjuMe shum un ka zorra jeme qe lagu lulet . Turpi botes me keto zjarrfikse te viteve 70
Përgjigju