Liban/ Shpërthim i fuqishëm në Bejrut/ 50 viktima, mbi 2500 të plagosur! U ndje deri në Qipro! Nesër ditë zie! Kasaphanë në qytet...VIDEO nga momenti i tmerrit

LIBAN-  Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në zonën e portit të Bejrutit në Liban, ku qindra njerëz janë plagosur, janë konfirmuar 50 viktima, ndërtesat janë shkatërruar dhe makinat janë kthyer përmbys.

Nga forca e shpërthimit në depon e fishekzjarrëve, shumë prej ndërtesave janë copëtuar si të ishin prej letre dhe rrugët janë mbushur me copa betoni e hekurash. Njerëz të frikësuar janë nëpër rrugë, të tjerë që kërkojnë të afërmit dhe persona që kërkojnë ndihmën e parë pasi janë plagosur. Qyteti është kthyer në gërmadhe dhe duket i shkretuar pas shpërthimit të madh.

Shumë ndërtesa u dëmtuan nga shpërthimi, përfshirë edhe selinë e ish-kryeministrit Saad Hariri. Pas shpërthimit i krahasuar me tronditjen e një tërmeti nga dëshmitarët, mbi depon e fishekzjarrëve është parë një re e kuqe. Ekipet e zjarrfikësve dhe mjekët  nxituan në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë për të gjithë personat e plagosur.

Tashmë është një situatë kaotike në spitalet e Bejrutit, ku ka persona të shtrirë përtokë e me gjymtyrë të thyer që kërkojnë ndihmë. Deri më tani raportohen 50 të vdekur dhe qindra të plagosur. Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit dhe i vetmi synim është që të shpëtohen sa më shumë jetë të mbetura në rrënoja dhe pikërisht në depo ku zjarri vazhdon të jetë aktiv akoma.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Në 'luftë' prej 1949/ Izraeli ndihmon armikun në ditët e vështira, dërgon mjekë në Liban

Presidenti Reuven Rivlin

Që prej vitit 1949 nuk kanë një marrëdhënie diplomatike, madje e konsiderojnë njëra- tjetrën armike, e megjithatë në këtë situatë të vështirë me të cilën po përballet Libani, Izraeli i është gjendur pranë.

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Benny Gantz i kanë ofruar ndihmë Libanit me ndihmë humanitare mjekësore.

Nga ana tjetër, presidenti Reuven Rivlin u shpreh se solidarizohet me familjarët e viktimave.

"Ne ndajmë dhimbjen e popullit libanez dhe sinqerisht arrijmë të ofrojmë ndihmën tonë në këtë kohë të vështirë", tha ai.

Ora 22:46
Shpërthimi në Bejrut/ Diab: Përgjegjësit do e paguajnë! Mjekët thirrje dëshpëruese: Ka nevojë për gjak! Dëmtohet kryeministria

Dëmeve nga shpërthimi i fuqishëm nuk i ka shpëtuar as kryeministria. CNN sjell foto brenda godinës qeveritare, ku shihet që dëmet materiale janë të shumta.

Kryeministria e dëmtuar

Në një dalje për mediat, kryeministri i Libanit, Hassan Diab tha se ky shpërthim nuk do të kalojë pa vënë përpara drejtësisë përgjegjësit. Ai njoftoi se do të nisin hetimet për zbulimin e shkaqeve, megjithatë prioritet janë njerëzit! Ndërkohë, situata në spitale paraqitet kaotike, ku bluzat e bardhë bëjnë thirrje për ndihmë pasi kanë nevojë për gjak.

Ora 22:22
Njerëz të gjakosur, rrugë të shkatërruar, spitalet e tejmbushura! Bejruti nëpërmjet FOTOVE

Njerëz të gjakosur, rrugë të shkatërruar, spitalet e tejmbushura! Kjo është panorama që të ofrohet këtë të martë në rrugët e Bejrut pas shpërthimit të fuqishëm. Për më tepër shihni fotot...

Ora 21:51
'Sirena ambulance kudo'/ Kasaphanë në Bjerut pas shpërthimit! (VIDEO)

Një qytet "i vdekur"! Kështu mund të përshkruhet Bejruti pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi pasditen e kësaj të marte. Në rrugë dëgjohen vetëm ambulanca, që mes rrugëve tashmë të shkatërruara po bëjnë përpjekje për të shpëtuar të plagosur që kanë mbetur nën rrënoja. Ndërtesat janë shkatërruar, shtëllunga tymi vijon të jetë mbi qiell, qytetarët të panikosur ndodhen në rrugë, të tjerë janë të gjakosur, të tjerë në kërkim të të afërmve të tyre që janë zhdukur.

Ora 21:43
Shkon në 50 numri i të vdekurve nga shpërthimi në Liban, 2,750 të plagosur

Ka shkuar në 50 numri i viktimave që kanë humbur jetën nga shpërthimi i fuqishëm në Liban. Kjo shifër është konfirmuar nga Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassan. Ndërkohë janë konfirmuar deri më tani 2,750 të plagosur.

Ora 21:27
Shpërthimi në Liban/ Ndërron jetë sekretari i partisë 'Kataeb'!

Sekretari i përgjithshëm i partisë politike Kataeb, Nazar Najarian, u vra në shpërthimin e fuqishëm të së martës. Lajmi është konfirmuar nga BBC.

Najarian ishte në zyrën e tij kur ndodhi shpërthimi. Ai vdiq si pasojë e plagëve të rënda që mori në trup.

Ora 21:21
'Allahu Akbar, Allahu Akbar'...VIDEO e re nga shpërthimi në Liban! Babai i tmerruar nuk di si të reagojë, fut poshtë tavolinës fëmijën

Një video që i përshkruan më së miri tmerrin që kanë përjetuar shumë qyetetar në Liban pas shpërthimit të fuqishëm. Momenti është filmuar brenda apartamentit ku shihet një baba i vetëm më fëmijët e tij, që përpiqet ta mbrojë me çdo kusht! Duke qenë se nuk dihet se çfarë po ndodhte, shpëtimi i vetëm që ai gjen në ato momente është që të vendosë fëmijën poshtë tavolinës teksa dëgjohet të thotë: Allahu Akbar.

Ora 21:06
25 të vdekur e 2500 të plagosur nga shpërthimi në Bejrut të Libanit

1596568074_bejrut.jpg

Të paktën 25 njerëz kanë ndërruar jetë dhe 2.500 janë plagosur në shpërthimin masiv të ditës së sotme në portin e Bejrutit, ndërsa edhe në këto momente shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë. Sekretari i përgjithshëm i partisë politike Kataeb, Nazar Najarian, ndërroi jetë nga shpërthimi i fuqishëm, pasi ishte në zyrën e tij kur ndodhi shpërthimi. 

Ora 20:36
Rreth 400 të plagosur deri tani në Bejrut, shpërthimi u ndje deri në Qipro

1596566208_shperthim.jpg

Rreth 400 njerëz të plagosur janë dërguar në njësinë e urgjencës të spitalit "Hotel Dieu" pas shpërthimit në Bejrut. Shpërthimi që tronditi Bejrutin këtë pasdite u ndje deri në ishullin fqinj të Qipros, rreth 240 kilometra larg ose rreth 150 milje nga Libani, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Ora 19:55
Kryeministri libanez, Hassan Diab shpall të mërkurën ditë zie kombëtare pas shpërthimit masiv në portin e Bejrutit

Presidenti libanez, Michel Aoun ka urdhëruar patrullat ushtarake që të jenë në zonat e prekura dhe në periferi për të siguruar sigurinë. Kryeministri libanez, Hassan Diab e shpalli të mërkurën një ditë zie kombëtare pas shpërthimit masiv në zonën e portit të Bejrutit.

Ora 19:19
'Situata kaotike në spitale'/ Të paktën 10 të vdekur nga shpërthimi në Liban

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën në shpërthimin që ndodhi pasditen e së martës në Beirut, Liban. Bilanci mendohet të jetë më tragjik pasi shpërthimi ka qenë shumë i fortë. Situata është kaotike në spitale. "Disa njerëz ka thyer gjymtyrët, të tjerët janë çarë nga xhamat", tregon një dëshmitar.

Ora 19:11
Shpërthimi në Liban/ Dëshmia rrëqethëse: Ishte e frikshme, për disa sekonda humba dëgjimin

"Kam humbur dëgjimin për disa sekonda, e dija se diçka nuk ishte në rregull  dhe papritmas xhami u copëtua në të gjithë makinën"! Është kjo një nga dëshmitë e para që vjen nga shpërthimi i tmerrshëm në Liban.

Dëshmitari okular Hadi Nasrallah në një intervistë për BBC është shprehur se ka parë dhe ka dëgjuar gjithçka ka ndodhur duke e shprehur atë vetëm një një fjalë "ishte i frikshëm".

Ora 19:03
Autoritetet thirrje spitaleve për mobilizim pas qindra të plagosurve prej shpërthimit në Bejrut

1596560657_bejrut1.jpg

Autoritet u bëjnë thirrje të gjithë spitaleve që të mobilizohen menjëherë dhe të raportojnë pranë qendrave të tyre përkatëse, për të ndihmuar të plagosurit , pas shpërthimit masiv që tronditi portin e Bejrutit. Ekipet e Kryqit të Kuq janë nisur drejt vendit të shpërthimit.

Ora 18:49
Video nga momenti i shpërthimit në Bejrut, ja si mbulohet me tym e copëtohen të gjitha ndërtesat

Momenti i shpërthimit të depos së fishekzjarrëve është krahasuar me një tërmet nga qytetarët që u bënë pjesë e ngjarjes së sotme në Bejrut të Libanit për shkak të forcës së madhe tronditëse. Një situatë e frikshme për të gjithë banorët, pasi forca e saj copëtoi gjithë ndërtesat si të ishin copa letra dhe jo me përbërje të fortë betoni.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aldo: 04/08/2020 23:42

    kjo pamje më sjell në mendje imazhet e chernobilit zoti dasht që mos të ket me viktima boll bij nenash po vdesin

    Përgjigju
  • Miri: 04/08/2020 22:20

    Cfare gerdeci . Gerdeci kishte armatim te rende po ishte ne tunele . Te ishte mbi siperfaqe do behej terror .

    Përgjigju
  • Era: 04/08/2020 22:11

    Ne Gerdec njerezit shpetuan se ishin bunkeret e xhaxhit. Mos kishin qene bunkeret do ia kishte kaluar kasaphanes.

    Përgjigju
  • ina: 04/08/2020 19:19

    gerdec

    Përgjigju
    • Jabanxhiu: 04/08/2020 22:07

      Kur plasi ne gerdec isha ne ballkon me laptop ne tirane kur u dridh pallati.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025