1 person është lënduar dhe shtëpitë e 11 personave janë prekur nga shpërthimi i ndodhur në një nga shtëpitë e lagjes së Minesotës, SHBA.
CNN raporton se i lënduari është një 80-vjeçar, i cili momentalisht ndodhet në spital. Në momentin e shpërthimit, personi në fjalë ka qenë brenda shtëpisë. Sa i takon 11 personave të cilëve iu shkatërrua shtëpia, raportohet se janë zhvendosur nga vendi i ngjarjes.
Media prestigjioze britanike shkruan se Byroja e St. Paulit dhe ekipet e zjarrit ndodhen në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe shtrirjen e këtij shpërthimi masiv, që është pasqyruar edhe në një video të publikuar po nga vet ajo. Në pamjet e mundësuara filmike shihet sesi flakët shpërthejnë papritmas në ajër.
Një ekip i një kompanie energjetike të Minesotës është zhvendosur po ashtu në vendngjarje, për verifikuar sigurinë e zonës si dhe për të konfirmuar nëse është tani e tutje e sigurt për banorët e saj. “Mendimet tona janë me banorët e prekur nga ky incident”, u shpreh Lisa Kiava, një zëdhënëse e kompanisë energjetike Xcel.