Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një xhami në kryeqytetin afgan, Kabul përgjatë lutjeve në mbrëmje. Autoritet policore kanë konfirmuar se ka viktima, por nuk kanë bërë me dije numrin e tyre.
Ndërkohë, një zyrtar i inteligjencës së talebanëve ka thënë për Reuters se rreth 35 njerëz mund të jenë plagosur apo vdekur, por mund të ketë edhe të tjera viktima.
Shpërthimi ka ndodhur në lagjen në veri të Kabulit dhe për pasojë janë thyer xhamat e dritareve në ndërtesat në afërsi. Sipas Reuters, imami i xhamisë është në mesin e të vdekurve.
Ekipet e inteligjencës janë duke hetuar rastin.