PRAGE - Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një ndërtesë në qendër të kryeqytetit të Çekisë, Pragë.
Nga raportimet e para u tha se kanë mbetur të plagosur 13 persona dhe disa të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Ndërsa me vonë u raportua se arriti në 55 numri i të plagosurve.
Zëdhënësi i Policisë, Tomas Hulan tha se ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi shpërthimin, por nuk përjashton mundësinë e shpërthimit të gazit.
Në këtë ndërtesë ndodheshin 15 persona si dhe kishte selinë një zyrë ndërkombëtare e kompanisë Air Transport Association dhe një galeri arti.
Disa ndërtesa dhe automjete kanë pësuar dëme materiale përfshirë edhe në disa objekte pranë Teatrit Kombëtar.
Forca të shumta policie dhe të ndihmës së shpejtë ndodhen në zonë.
(sg/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com