Një sulm vetëvrasës në qytetin Lahore të Pakistanit, ka shkaktuar rreth 65 të vdekur, nga të cilët 50 janë fëmijë dhe 280 të plagosur. Lahore njihet si qyteti më i pasur i Pakistanit, kryeqendra e krahinës Punjab, baza politike e kryeministrit pakistanez, Nawaz Sharif.
Shpërthimi u regjistrua në një park të madh në jugperëndim të qytetit, ku shumë njerëz ishin mbledhur pasditen e kësaj të diele.




Rrjeti BBC bën me dije se shpërthimi ndodhi nga një atentator vetëvrasës, ndërsa sulmin ende nuk e ka marrë përsipër ndonjë organizatë.
"Të gjitha spitalet në zonë janë vendosur në kushtet e urgjencës për të ndihmuar të plagosurit. Shpërthimi ka ndodhur në hyrje të parkut Gulshan-e-Iqbal, ku zakonisht parkohen shumë makina. Shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë, po ashtu edhe të plagosurit", i thanë Reuters burime lokale policore.
Fotogaleria për foto të tjera
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Shpërthimi u regjistrua në një park të madh në jugperëndim të qytetit, ku shumë njerëz ishin mbledhur pasditen e kësaj të diele.




Rrjeti BBC bën me dije se shpërthimi ndodhi nga një atentator vetëvrasës, ndërsa sulmin ende nuk e ka marrë përsipër ndonjë organizatë.
"Të gjitha spitalet në zonë janë vendosur në kushtet e urgjencës për të ndihmuar të plagosurit. Shpërthimi ka ndodhur në hyrje të parkut Gulshan-e-Iqbal, ku zakonisht parkohen shumë makina. Shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë, po ashtu edhe të plagosurit", i thanë Reuters burime lokale policore.
Fotogaleria për foto të tjeraRedaksia Online
Shqiptarja.com










