Sulm me bombë në Nigeri, shpërthimi makabër shkakton 24 viktima

Sulm me bombë në Nigeri,  shpërthimi makabër shkakton 24 viktima

Rajoni i Mubit në Nigeri

Shpërthimet ndodhën brenda dhe rreth një xhami të Mubit në Nigeri, ndërsa myslimanët po përgatiteshin për namaz pasdite.
Nuk është deklauar se kush ishin autorët pas bombardimeve, por grupi militant islamik Boko Haram ka nisur sulmet e mëparshme në Mubi. Boko Haram ka zhvilluar një fushatë dhune për të krijuar një shtet islamik në Nigerinë veriore që nga viti 2009. Dhuna e ushtruar prej tyre ka vrarë rreth 20,000 njerëz dhe ka zhvendosur më shumë se dy milionë.

Komisari i policisë së shtetit Abdullahi Yerima tha se shpërthimi i parë u zhvillua në xhami rreth orës 13:00 dhe një bombardues i dytë aktivizoi një pajisje aty ku të pranishmit u larguan.
Dëshmitari Abdullahi Labaran tha se bombarduesi i parë ishte përzgjedhur me adhuruesit dhe kishte shpërthyer eksplozivin e tij pak para fillimit të lutjeve. Ai tha se njerëzit në xhami pastaj ikën drejt një tregu ku goditi bombarduesi i dytë.

Shumë njerëz të tjerë u plagosën dhe burimet spitalore thanë se numri i të vdekurve mund të ngrihej. Në Mubi ka pësuar sulme të rregullta nga Boko Haram. Nëntorin e kaluar, më shumë se 50 vetë u vranë kur militantët e dyshuar shpërthyen një bombë vetëvrasëse brenda një xhami në të njëjtin qytet.

Grupi është i njohur për të synuar xhamitë, predikuesit e të cilëve nuk pajtohen me pikëpamjet e tij.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja