Një shpërthim me tritol ka tronditur mesditën e kësaj të marte qytetin e Shkodrës. Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur Enea Busukja, jashte rrezikut per jeten, inspektor i Hetimit Tatimor në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35, në lagjen "Ndoc Mazi” njohur dhe si “Arra e Madhe”.
Policia bën të ditur se në momentin që 38-vjecari Busukja ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet. Lënda plasese është vendosur në automjetin VW Caddy që ka logon e lavanderi “Eco Clean”. Ky biznes është në pronësi të Enea Busukjes, konfirmojnë burimet.
Siç shihet në pamje, nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht makina, një motor dhe fasada e një dyqani. Ndërsa rreth një orë pas shpërthimit është gjetur një makinë e djegur në Dragoç, e cila po verifikohet nëse ka lidhje me ngjarjen.
"Rreth orës 12:20, në fshatin Dragoç, në anë të rrugës, është konstatuar i djegur një automjet tip “Wolkswagen”.Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.", njoftoi policia për automjetin e djegur.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin e autorit, zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivin e atentatit ndaj Enea Busukjes.
“Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:35, në lagjen "Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.
Lajmi në përditësim...

Report Tv, ka siguruar foton e 38-vjeçarit Enea Busukja, i cili mbeti sot i plagosur nga shërthimi me tritol në lagjen ‘Nodc Mazi’. Lënda plasëse ishte vendosur në automjetin e tij dhe ka shërthyer sapo makina është ndezur.
38-vjeçari ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Gjithashtu Report Tv bëri me dije e Busukja është i punësuar si inspektor i Hetimit Tatimor në Shkodër ndërsa drejton dhe një biznes privat, lavanderi ‘Eco Clean’.
Komente








Me vjen keq per ngjarje te tilla e shyqyr zotit qe ka shpetu. Por keto te hetimit tatimor te Shkodres jane vetem gjobevensa te bizneseve ne gjithe rajonin e veriut
PërgjigjuEdhe inspektor i hetimit tatimor, edhe pronar e srejtues biznesi privat.
Përgjigju