Një sasi tritoli çoi në shpërthimin e një automjeti në pronësi të administratorit të njësisë administrative Shushicë në Vlorë.
Sipas policisë automjeti i 29-vjeçarit ishte i parkuar afër banesës së tij.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 02:50, në fshatin Llakatund, është dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse automjeti i shtetasit I. B., 29 vjeç, banues në Shushicë, me detyrë administrator i njësisë administrative Shushicë, i parkuar afër banesës së tij.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë


Komente
Komento