Tritol policit të Krimeve në derën e banesës në Shkodër, dy autorët e maskuar ikën me motor! Efektivi: Shkak detyra, s’kam konflikte (VIDEO)

SHKODËR- Policit të Krimeve në Shkodër, Vilson Zhuri, i është vendosur tritol në derën e banesës. Shpërthimi ka ndodhur orët e para të mëngjesit, në orën 03:10 në lagjen "Tepe", Shkodër. Si pasojë ka vetëm dëme material, teksa menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat kontrolluan në zonë. 

Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se autorë të dyshuar të ngjarjes janë dy persona, të cilët kanë qenë të maskuar me skafandra dhe janë afruar deri pranë banesës me një motor, dhe pasi kanë vendosur lëndën plasëse janë larguar shpejt.

Polici Vilson Zhuri prej dy vitesh rezulton të jetë oficer krimesh në zonën e Pultit në Dukagjin. Në dëshminë që ka dhënë para hetuesve, ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me njeri dhe sulmin me lëndë plasëse e lidh me detyrën që mban.

Në zonën ku ai kishte detyrën në 24 muajt e fundit janë asgjësuar këtë vit qindra rrënjë kanabis sativa dhe kjo është pista kryesore ku është përqendruar hetimi.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?