Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në një makinë të parkuar pranë shtëpisë në lagjen Partizani në Shkodër.
Tritoli mësohet se është vendosur në makinën e Nazmi Bandullas dhe ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë së tij. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale.
Pronari i makinës rezulton një person me precedentë të mëparshëm penalë, për konflikte brenda familjes. Megjithatë ende nuk ka detaje të tjera sa i përket të kaluarës së tij dhe se me çfarë ka lidhje konkretisht shpërthimi.
Gazetari i Report Tv Ergys Kavaja raporton se shpërthimi i ndodhur në lagjen Partizani ka qenë i fortë dhe është dëgjuar në afërsi të zonës. Pranë shtëpisë ku ka ndodhur shpërthimi nuk ka kamera sigurie të cilat do të mund të ndihmonin që ngjarja të zbardhej më shpejtë.
Policia momentalisht është në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, ndërkohë ende nuk janë identifikuar autorët.
"Më datë 26.12.2020, rreth orës 20:25, në lagjen "Partizani", Shkodër, mjeti i cili ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit N. B, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës eksplozive, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje", thotë policia.
Nazmi Bandulla pronari i makinës që shpërtheu në tritol para pak minutash në Shkodër, rezulton një person me precedentë të mëparshëm penalë.
Ai rezulton si person me precedente penale për konflikte brenda familjes por ende nuk ka detaje të tjera sa i përket të kaluarës së tij.
Nazmi Bandulla është pronari i makinës në të cilën është vënë tritol para pak minutash në Shkodër.
Makina ka qenë e parkuar në oborrin e tij.
Komente


shkodra veni i kultures . mirsetvine ne Albanistan
PërgjigjuNder fiset ma te forta ne Shkoder Bandullajt deri ktu paska arrit puna me i vu tritol edhe Naz Bandulles te fortit te Rusit
PërgjigjuTan kesi punesh i ban Edvin Mafia ai nuk e don Shkodren vec vjedh e pret te cohemi te shporrim ate.
Përgjigjuti paske djeg motorrinon dhe mund te kesh te lagura dhe kandelat...ik e ha ndonje sufllaqe te shqupi
Burr ma te keq ska shkodra . Ka ba vrasje e poshtersina se di si ka shpetu der itesh
PërgjigjuPensionistet qe kane dale pas 2015 me ligjin e ri te Edi Rames... i kane te ardhurat personale.. sepse kane pensione te justifikuara me kontributet qe kane derdhur... Kurse ata qe kane dale me ligjin e Saliut ... nuk i kane ...
Përgjigjuke ngeterru artikullin o sami.ketu esht per bomben e gangsterrit e te fortit te Shkodres