Elbasan, shpërthim me tritol në banesën e 59-vjeçarit! Plagoset rëndë fqinji i tij! Babai i 26-vjeçarit: Shteti të gjejë sa më parë atentatorin

Tronditet nga tritoli qyteti i Elbasanit. Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në lagjen "Haxhias" të këtij qyteti, ku në korridorin e katit të 4-t të një pallati në derën e hyrjes në pronësi një 59 vjeçari, ka shpërthyer një sasi tritoli.  Në apartamentin ku jetonin me qira dy vajza, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen është fakti se nga ky shpërthim është dëmtuar aksidentalisht nga dera e dhomës së tij 26-vjeçari Enea Themollari i cili banonte në hyrjen përballë. Me lot në sy babai i të riut Artur Thomaraj tregon se në momentin e shpërthimit i biri ishte ngritur për të shkuar në tualet teksa nga forca e shpërthimit dera i ka rënë në kokë.

‘Në hyrjen përballë jeton një grua me vajzën e saj 9 vjeçe. Djalit i ra dera në kokë teksa po shkonte në tualet, dua të gjenden autorët. Gruan që jetonte përballë me qira i flisnim si fqinje, nuk e njohim!’- tha Artur Thomaraj babai i të plagosurit.

Ndërkaq edhe fqinjët e tjerë flasin me shqetësim për shpërthimin e ndodhur në pallat, ku shprehen të tronditur për ngjarjen e ndodhur.

‘Shpërthimi na tronditi të gjithëve!’- tha një fqinje.

Lidhur me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, me synim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë