Shpërthim me lëndë plasëse në një servis makinash në Tiranë, flet pronari: Shkak, konkurrenca (VIDEO)
Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një servis makinash në pronësi të shtetasit Ronaldo Peti në afërsi të Liqenit të Thatë në Tiranë. Policia njofton se për pasojë ka vetëm dëme materiale, ndërsa nuk dihen ende autorët
Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një servis makinash në pronësi të shtetasit Ronaldo Peti në afërsi të Liqenit të Thatë në Tiranë. Policia njofton se për pasojë ka vetëm dëme materiale, ndërsa nuk dihen ende autorët. Deri më tani nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë dhe nga hetimet, efektivët e Komisariatit numër 1 dolën në përfundimin se dy persona mund të kenë qenë autorë.
Report Tv ka siguruar momentin kur dy persona i vendosën lëndën plasëse biznesit në pronësi të Ronaldo Petit. Një prej tyre që mbante një kapele për të fshehur fytyrën, zbriti nga biçikleta dhe la lëndën plasëse në hyrje të subjektit. Më pas largohet me biçikletë së bashku me autorin tjetër.
Ngjarja ka ndodhur pak para se të zbardhej, në orën 4:35 mëngjesin e sotëm në Tiranë. Hetuesit morën në pyetje pronarin e servisit, Ronaldo Peti, i cili deklaroi se dyshimet e tij për vendosjen e sasisë së tritolit janë për shkak të konkurrencës. Burime nga blutë i thanë Report Tv se nuk përjashtohet mundësia e ndonjë piste tjetër, pasi Peti ka pasur disa konflikte në muajt e fundit me disa banorë në zonën ku jeton.
I vunë tritol në servisin e makinave në Tiranë, reagon pronari: Shkak, konkurrenca! Policia dyshon për dy autorë
Dy persona dyshohet se janë autorë të tritolit të vënë në orët e para të mëngjesit në një servis makinash në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Në këtë përfundim dolën hetuesit e Komisaritit nr. 1, pas këqyrjes së kamerave të sigurisë në zonë. Hetuesit morën në pyetje pronarin e servisit, Ronaldo Peti, i cili deklaroi se dyshimet e tij për vendosjen e sasisë së tritolit janë për shkak të konkurrencës. Burime nga blutë i thanë Report Tv se nuk përjashtohet mundësia e ndonjë piste tjetër, pasi Peti ka pasur disa konflikte në muajt e fundit me disa banorë në zonën ku jeton.