Një shpërthim me tritol ka ndodhur në qytetin e Shkodrës mbrëmjen e sotme.
Tritoli është vendosur te kryqëzimi i shkollës pyjore, pranë një lokali që ka dëme të shumta materiale, dhe që është në pronësi të Hana Fojleta.
Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale dhe jo për të lënduar, pasi në momentin e shpërthimit nuk ka pasur njerëz aty pranë.
Reprot tv mëson se shpërthimi është ndier shumë, pasi pranë lokalit është vendosur një sasi e madhe lënde plasëse. Ajo ishte vendosur në hyrje të lokalit.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
"Më datë 18.11.2020, rreth orës 20:50, në lagjen "Tom Kola", Shkodër, përpara lokalit Bar kafe në pronësi të shtetases H. F. 46 vjeçe, banuese në lagjen Tom Kola Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse, ku ka vetëm dëme materiale", thotë policia.
Këto janë pamjet nga shpërthimi me tritol në një lokal në Shkodër.
Siç shihet nga pamjet ka vetëm dëme materiale.