/ATSH-AFP/ - Një shpërthim me origjinë kriminale goditi në mesnatë gazjellësin që lidh Iranin me Turqinë në provincën kufitare të Agrit, në lindje të Turqisë, njoftoi ministria turke e Energjisë, Taner Yildiz.
"Shpërthimi ka shkaktuar zjarr. Por ne kemi arritur ta neutralizojmë menjëherë. Livrimi i gazit do të rifillojë sapo gazjellësi të riparohet", deklaroi Yildiz në një komunikatë cituar nga agjencia e lajmeve proqeveritare "Anatolie".
Media turke ka akuzuar për këtë sabotim rebelët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
PKK-ja ka shtuar operacionet kundër forcave të sigurisë që prej disa ditësh në juglindje të Turqisë.
Turqi ndërmori të premten në mbrëmje një sërë sulmesh ajrore kundër bazave të lëvizjes rebele të PKK-së në veri të Irakut.
/Shqiptarja.com