Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një kamp palestinez në qytetin-port të Tirit në Liban të premten mbrëma. Si rezultat, disa persona kanë humbur jetën e të tjerë janë plagosur. Ende nuk ka shifra zyrtare të numrit të viktimave dhe të plagosurëve si dhe të shkakut të këtij shpërthimi.
Sipas raportimit të Reuters duke cituar burime plastineze, brenda kampit thuhet se të paktën 12 persona kanë marrë lëndime ndërsa numri i viktimave nuk dihet ende. Si dhe raportohet për dëme materiale dhe disa ndërtesa të shembura.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve, NNA raportoi se shpërthimi erdhi nga një depo armësh e Hamasit në kampin Burj al-Shemali ndërsa forcat e sigurisë janë urdhëruar të nisin një hetim mbi zbardhjen e ngjarjes.
Duke ‘sintetizuar’ burimet e lajmeve botërore, Aljazeer thotë se shpërthimi ishte shkaktuar nga ndezja e bombolave të oksigjenit të ruajtura për t'u përdorur në luftimin e pandemisë COVID-19. Hamasi mban një prani në një numër kampesh palestineze në Liban. NNA tha se ushtria rrethoi zonën, duke penguar njerëzit të hynin ose të dilnin nga kampi.
Videot nga vendi i ngjarjes të shpërndara nga mediat lokale tregojnë një numër të ndezjeve të vogla të kuqe të ndezura mbi qytetin jugor, të ndjekur nga një shpërthim i madh dhe zhurma e thyerjes së xhamit. Libani është shtëpia e dhjetëra mijëra refugjatëve palestinezë dhe pasardhësve të tyre. Shumë prej tyre jetojnë në 12 kampet e refugjatëve që janë të shpërndarë nëpër vendin e vogël mesdhetar. Një numër fraksionesh të armatosura palestineze, duke përfshirë ato të lidhura me Hamasin dhe Fatahun, mbajnë kontroll efektiv mbi kampet, ku autoritetet libaneze sipas zakonit nuk hyjnë.
An explosion in a weapon storage inside the Burj Al-Shamali camp for Palestinian ???????? refugees in southern Lebanon ????????https://t.co/DAEGvrN5bW https://t.co/o3F3qIBtrC https://t.co/7l1FZ7zPJ0 https://t.co/GUKGu1oIQq
— Saad Abedine ???????????????? (@SaadAbedine) December 10, 2021