Një shpërthim gazi ka ndodhur në një ishull të Rusisë në një ndërtesë pesë-katëshe, ku humbën jetën nëntë persona, mes tyre dhe katër fëmijë.
Incidenti ndodhi në ishullin Sakhalin në lindje të Rusisë, në një zonë të quajtur Tymovskoye, raporton news.sky
Sipas autoriteteve lokale, një bombol gazi ka shpërthyer në një nga banesat, duke shkaktuar shembjen e një pjese të ndërtesës.
Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke kërkuar për viktima të tjera nën rrënoja.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sunak vizitë surprizë në Kiev, ndihmë 60 mln dollarë ndihmë! Washington Post: Moska marrëveshje me Teheranin për prodhimin e dronëve










