Shkodër, i vihet tritol lokalit të Gjin Gurit, u përplas me armë me policinë disa vite më parë në operacionin anti kanabis (VIDEO)

Shkodër, i vihet tritol lokalit të Gjin Gurit, u përplas me armë me policinë disa vite më parë në operacionin anti kanabis (VIDEO)

Pronari i lokalit, Gjin Guri

Një sasi tritoli ka shpërthyer mesditën e sotme në një lokal në Shkodër. Mësohet se biznesi është në pronësi të Gjin Gurit. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për autoritetet pasi është arrestuar më herët për disa vepra penale.

Kush është Gjin Guri?
Në vitin 2015, Gjin Guri ka shkëmbyer zjarr me policinë në një aksion anti-kanabis në zonën e Dukagjinit. Asokohe, Guri dyshohej si kultivues i kanabisit, dhe për të shmangur kontrollet në parcelat e tij, qëlloi drejt efektivëve. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar nga të shtënat. Guri u arrestua nga policia në banesën e tij në fshatin Shosh të Dukagjinit, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat e rendit dhe FNSH e Shkodrës. Guri akuzohej për "Prodhim dhe mbajtie pa leje te Armeve luftarake" dhe "Kanosje".

Çfarë thotë sot Policia e Shkodrës për ngjarjen
Blutë e Shkodrës njoftjnë se kanë nisur hetimet për ngjarjen në fjalë, ndërsa ende nuk ka një autor të dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse, të dyshuar artizanale. Sakaq, Policia e Shkodrës jep detaje për vendndodhjen e biznesit të Gjin Gurit. Lokali ndodhet buzë rrugës  që të çon në Malin e Shoshit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:29
I vendosën tritol në lokal, kush është Gjin Guri, i arrestuari që shkëmbeu zjarr me policinë në aksionin anti-kanabis

Pronari i biznesit që ju vendos sot tritol në Shkodër është Gjin Guri. Ky i fundit pak vite më parë është arrestuar nga policia pasi ka shkëmbyer zjarr me policinë në një aksion antikanabis në Dukagjin. Arrestimi u bë i mundur pak vite më parë në banesën e tij në fshatin Shosh të Dukagjinit, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat e rendit dhe FNSH e Shkodrës.

Gjin Guri dyshohet edhe si kultivues I bimës narkotike në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Gjatë kontrolleve të policisë në fshatin Shosh ai për të shmangur kontrollet në parcelat e tij të kanabisit  qëlloi me armë zjarri drejt policisë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk u shënuan të lënduar në njerëz.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre