Shpërthim në një mobileri në aksin Lezhë-Milot në mesnatë, iu vendos lëndë eksplozive! Pronari ka qenë ndërtues në Tiranë! Shoqërohen disa persona (VIDEO)

Vetëm pak minuta para mesnatës në një mobileri në aksin rrugor Lezhë-Milot ka pasur një shpërthim. Mobilerisë në pronësi të një qytetari nga Tirana, Dëfrim Ajazi ishte vendosur lëndë eksplozive.

Ajazi me origjinë nga Dibra dhe banim në Tiranë, ka qenë edhe ndërtues në kryeqytet. Lëndë plasëse është vendosur në pjesën e pasme të objektit. Janë shoqëruar dhe po merren në pyetje disa persona si dhe po merren kamerat e sigurisë të bizneseve.

 

"Më datë 20.06.2021, rreth 23:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot,, në mobilerinë në pronësi të shtetasit D.A., banues në Tiranë,   ka shpërthyer një sasi e  dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit", thuhet në njoftimin e policisë.

1624257014_1624256987milot.jpg

1624258721_Sequence03.00000017.Still009.jpg

Mobileria të cilës iu vendos lëndë eksplozive
 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip